Mezoterapi
Mezoterapia është një trajtim estetik minimalisht invaziv që konsiston në injektimin e vitaminave, aminoacideve, acidit hialuronik dhe substancave rigjeneruese direkt në shtresën e mesme të lëkurës (dermis). Qëllimi është të përmirësojë hidratimin, elasticitetin, tonin dhe shkëlqimin e lëkurës.
Problematikat që adreson
- Vijat e imta & Rrudhat
- Shenjat e akneve
- Lëkurë e varur
- Hiperpigmentimi
- Teksturë jo uniforme
- Rënia e flokëve
- Rrathë të zinj
- Celulitin
Zonat e aplikimit
- Fytyrë
- Qafë
- Dekolte
- Rrathët e syve
- Duart
- Skalpi i kokës
- Trupi (zonat e celulitit si kofshë, vithe, bark, krahë)
Variantet
Trajtim i specializuar për zonën delikate poshtë syve që ndihmon në reduktimin e rrathëve të errët, fryrjes dhe vijëzave të imta, duke i dhënë pamjes freski dhe shkëlqim.
Rifreskon dhe rigjallëron lëkurën përmes vitaminave, mineraleve dhe acidit hialuronik, duke përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe tonin e fytyrës.
Trajtim efektiv për lëkurën e qafës që ndihmon në forcimin, hidratimin dhe reduktimin e shenjave të plakjes, për një pamje më të njëtrajtshme dhe të re.
Stimulon rritjen e flokëve dhe forcon rrënjët duke reduktuar rënien, përmes përbërësve aktivë që ushqejnë direkt skalpin e kokës.
Ndihmon në reduktimin e celulitit dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës, duke stimuluar qarkullimin dhe shpërbërjen e depozitave dhjamore.
Rezultatet
- Rigjenerim i lëkurës
- Përmirësim i elasticitetit dhe tonusit të lëkurës
- Lëkurë më e butë dhe e hidratuar
- Teksturë uniforme
- Rezultate natyrale dhe afatgjata
- Efekt "Glow" i menjëhershëm
- Dalja e folikula të reja të flokut
- Parandalim i rënies së flokut
Dhimbja
Minimale
Trajtimi përfshin mikro-injeksione të vogla, të cilat zakonisht shkaktojnë vetëm një diskomfort të lehtë.
Koha e rikuperimit
Minimale
Pak orë deri 24 orë, me skuqje minimale.
Kohëzgjatja e rezultatit
Mezoterapitë njihen për efektet e tyre afatgjata, që zgjasin për muaj me radhë. Megjithatë, kohëzgjatja e rezultateve mund të ndryshojë në varësi të faktorëve si metabolizmi individual dhe mënyra e jetesës. Për mirëmbajtje, rekomandohen seanca periodike çdo 3–4 muaj.
UDHËZIME PARA TRAJTIMIT
Nëse vini me make-up në seancën tuaj, do të jetë e nevojshme ta heqim para trajtimit për të pasur një bazë të pastër.
Shmangni aspirinën dhe NSAID-et (si Advil, Motrin, Aleve) një javë para trajtimit për të ndihmuar në reduktimin e mavijosjeve.
UDHËZIME PAS TRAJTIMIT
Shmangni masazhet e fytyrës, facials apo trajtime të tjera me presion shtesë mbi fytyrë për 2 javë pas trajtimit.
Mbani fytyrën e mbrojtur dhe evitoni ekspozimin e tepërt në diell për të ruajtur rezultatet.
Evitoni aktivitetin sportiv për 24 orë pas kryerjes së trajtimit.
