Hydrafacial
Hydrafacial është një procedurë jo-invazive e miratuar nga FDA, e cila përdor teknologjinë hydradermabrasion të aparatit Hydrafacial MD për t’i dhënë lëkurës një pamje të rigjeneruar dhe të rifreskuar. Ky trajtim i avancuar estetik kombinon pastrimin, eksfolimin, ekstraktimin dhe infuzionin e serumeve intensive për një rigjenerim të menjëhershëm të lëkurës. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, të yndyrshme, të thatë, sensitive, mikse dhe normale dhe është veçanërisht i dobishëm për të trajtuar aknet, pikat e zeza, rrudhat, vijat e holla, dëmtimet nga dielli dhe hiperpigmentimin. I njohur për efektet e tij anti-aging, Hydrafacial ofron përmirësime të dukshme pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi, duke e bërë ideal për çdo moshë.
Problematikat që adreson
- Poret e zgjeruara
- Vijat e imta & Rrudhat
- Shenjat e akneve
- Hiperpigmentimi
- Teksturë jo uniforme
- Rosacea
Zonat e aplikimit
- Fytyrë
- Qafë
- Dekolte
Procesi i Hydrafacial
Çdo Hydrafacial nis me një vlerësim të plotë dermatologjik. Specialistët tanë estetikë analizojnë tipin e lëkurës, shqetësimet klinike dhe objektivat për të ndërtuar një protokoll plotësisht të personalizuar. Ky qasje e synuar garanton hidratim maksimal, përmirësim të teksturës dhe një shkëlqim të theksuar të lëkurës.
Para procedurës, lëkura pastrohet në mënyrë profesionale për të hequr papastërtitë sipërfaqësore, sebumin dhe makijazhin. Më pas aplikohet një solucion i butë përgatitor për të lehtësuar eksfolimin optimal dhe përthithjen e serumeve.
Duke përdorur teknologjinë e avancuar vortex-fusion, aparati Hydrafacial kryen njëkohësisht eksfolim, ekstraktim dhe infuzion të serumeve hidratuese dhe të pasura me antioksidantë. Kjo procedurë jo-invazive, me disa hapa, përmirëson ndjeshëm tonin dhe hidratimin e lëkurës, duke dhuruar rezultate të menjëhershme.
Pas procedurës, pacientët shohin menjëherë një shkëlqim të dukshëm, lëkurë më të hidratuar dhe të lëmuar. Rekomandohet shmangia e diellit direkt dhe produkteve agresive për 24 orë. Specialistët tanë ofrojnë udhëzime individuale post-trajtimi për të ruajtur dhe zgjatur rezultatet.
Si funksionon trajtimi Hydrafacial?
Larje e dyfishtë
Pastrimi i lëkurës në dy faza për një bazë të pastër dhe absorim maksimal të trajtimit
Eksfolimi
Aplikimi i një serumi për të eksfoluar butësisht dhe rifreskuar lëkurën.
Serumi përgatitor
Aplikimi i një serumi glikolik që përgatit lëkurën për ekstraktime.
Avull
Avull i butë për hapjen e poreve dhe relaksimin e lëkurës.
Ekstraktimet
Përdorimi i teknikave mekanike dhe manuale për heqjen e papastërtive.
Hidratimi
Aplikimi i antioksidantëve për të ushqyer dhe hidratuar lëkurën.
Maska
Vendosja e një maske të personalizuar sipas tipit të lëkurës për rezultate optimale.
Hidratim & SPF
Përfundimi me hidratues dhe mbrojtje nga dielli (SPF).
UDHËZIME PARA TRAJTIMIT
Nëse vini me make-up në seancën tuaj, do të jetë e nevojshme ta heqim para trajtimit.
Kur planifikoni trajtimin para një eventi, rekomandojmë ta kryeni rreth 2 ditë para.
UDHËZIME PAS TRAJTIMIT
Përpiquni të mos aplikoni makeup për 24 orët e para pas trajtimit, lëkura juaj do t’ju falënderojë.
Mund të shfaqet një skuqje e lehtë, por zakonisht zhduket brenda 15 minutave pas përfundimit të trajtimit.
Përdorni krem mbrojtës pas trajtimit dhe përfshini mbrojtjen nga dielli në rutinën tuaj të përditshme për të ruajtur dhe mbrojtur rezultatet.
