Deka CO2 Tetra Pro
Deka CO2 Tetra Pro 2025 është lazeri fraksional CO2 më i avancuar i momentit me teknologji ekskluzive, i krijuar për trajtime dermatologjike dhe estetike të lëkurës, me rezultate të jashtëzakonshme dhe rikuperim të shpejtë. Ky lazer unik, nëpërmjet tekonologjisë PSD, ofron mundësinë për të personalizuar secilin pulsim me energji, kohëzgjatje dhe formë të ndryshueshme duke siguruar rezultate transformuese dhe trajtime të sigurta për një gamë të gjerë problematikash në lëkurë.
Problematikat që adreson
- Shenja nga operacionet
- Strija në kofshë ose barkë
- Shenjat e djegieve ose plagëve të vjetra
- Qepallat e syve
- Poret e zgjeruara
- Vijat e imta & Rrudhat
- Shenjat e akneve
- Lëkurë e varur
- Hiperpigmentimi
- Teksturë jo uniforme
Zonat e aplikimit
- Fytyrë
- Qafë
- Dekolte
- Duart
- Qepallat e syve
- Zona të tjera të trupit sipas problematikěs
Deka CO2 Tetra Pro
Deka CO2 Tetra Pro 2025 është lazeri fraksional CO2 më i avancuar i momentit me teknologji ekskluzive, i krijuar për trajtime dermatologjike dhe estetike të lëkurës, me rezultate të jashtëzakonshme dhe rikuperim të shpejtë. Ky lazer unik, nëpërmjet tekonologjisë PSD, ofron mundësinë për të personalizuar secilin pulsim me energji, kohëzgjatje dhe formë të ndryshueshme duke siguruar rezultate transformuese dhe trajtime të sigurta për një gamë të gjerë problematikash në lëkurë.
Problematikat që adreson
- Shenja nga operacionet
- Strija në kofshë ose barkë
- Shenjat e djegieve ose plagëve të vjetra
- Qepallat e syve
- Poret e zgjeruara
- Vijat e imta & Rrudhat
- Shenjat e akneve
- Lëkurë e varur
- Hiperpigmentimi
- Teksturë jo uniforme
Zonat e aplikimit
- Fytyrë
- Qafë
- Dekolte
- Duart
- Qepallat e syve
- Zona të tjera të trupit sipas problematikěs
Teknologjitë
CoolPeel me teknologjinë inovative MOVEO, e cila e bën trajtimin më të shpejtë, të rehatshëm dhe uniform, duke ofruar rezultate natyrale dhe të dukshme në kohë më të shkurtër.
Teknologjia PSD (Pulse Shape Design) mundëson zgjedhjen e modaliteti të pulsit sipas zonës së trajtimit, për të krijuar efekte të ndryshme ablacioni dhe stimulimi, duke përmbushur nevoja klinike të ndryshme dhe duke maksimizuar rezultatet për çdo pacient.
Scattered Modality skanon uniformisht tërë zonën e trajtimit, duke u zbehur në skaje për të parandaluar mbivendosjen e DOT-eve. Kjo siguron një unifikim maksimal midis zonës së skanuar dhe teksturës natyrale të lëkurës.
Algoritmi SmartStack (1 deri në 5 nivele) është zhvilluar për të optimizuar mënyrën e skanimit, duke minimizuar rritjen lokale të temperaturës dhe duke siguruar trajtime të sigurta dhe efektive.
Dhimbja
Minimale
Përdoret krem anestezues lokal, i cili ul ndjesinë e dhimbjes në mënyrë të konsiderueshme.
Koha e rikuperimit
Trajtimi CoolPeel – lëkura mund të ketë pak skuqje ose ënjtje për 1–2 ditë. Shumica e pacientëve mund të kthehen menjëherë në aktivitete normale.
Trajtim më intensiv DOT Therapy – Mund të shfaqet skuqje, kruarje të lehtë ose lëkurë që thahet për 3–5 ditë.
Kohëzgjatja e rezultatit
Efekti është i dukshëm menjëherë, përmirësohet gradualisht dhe mund të qëndrojë për 2 vite, sidomos nëse kombinohet me kujdes bazë të lëkurës dhe mbrojtje nga dielli.
Problematikat e lëkurës








UDHËZIME PARA TRAJTIMIT
Nëse vini me make-up në seancën tuaj, do të jetë e nevojshme ta heqim para trajtimit për të pasur një bazë të pastër.
Përdorni krem me SPF 50 për të paktën 2 javë para trajtimit.
Ndaloni përdorimin e peeling kimik, scrub ose produkteve shumë aktive 3–5 ditë para trajtimit.
UDHËZIME PAS TRAJTIMIT
Përdorimi i kremrave qetësues dhe hidratues.
Mbani fytyrën e mbrojtur me kremra SPF dhe evitoni ekspozimin në diell.
Evitoni aktivitetin sportiv për 24 orë pas kryerjes së trajtimit.
Evitoni prekjen ose gërvishtjen e lëkurës.
Përdorni ujë të vakët gjatë pastrimit të lëkurës.
