Hydrafacial

Hydrafacial është një procedurë jo-invazive e miratuar nga FDA, e cila përdor teknologjinë hydradermabrasion të aparatit Hydrafacial MD për t’i dhënë lëkurës një pamje të rigjeneruar dhe të rifreskuar. Ky trajtim i avancuar estetik kombinon pastrimin, eksfolimin, ekstraktimin dhe infuzionin e serumeve intensive për një rigjenerim të menjëhershëm të lëkurës. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, të yndyrshme, të thatë, sensitive, mikse dhe normale dhe është veçanërisht i dobishëm për të trajtuar aknet, pikat e zeza, rrudhat, vijat e holla, dëmtimet nga dielli dhe hiperpigmentimin. I njohur për efektet e tij anti-aging, Hydrafacial ofron përmirësime të dukshme pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi, duke e bërë ideal për çdo moshë.

Problematikat që adreson

Zonat e aplikimit

Procesi i Hydrafacial

Procesi

Si funksionon trajtimi Hydrafacial?

  • Larje e dyfishtë

    Pastrimi i lëkurës në dy faza për një bazë të pastër dhe absorim maksimal të trajtimit

  • Eksfolimi

    Aplikimi i një serumi për të eksfoluar butësisht dhe rifreskuar lëkurën.

  • Serumi përgatitor

    Aplikimi i një serumi glikolik që përgatit lëkurën për ekstraktime.

  • Avull

    Avull i butë për hapjen e poreve dhe relaksimin e lëkurës.

  • Ekstraktimet

    Përdorimi i teknikave mekanike dhe manuale për heqjen e papastërtive.

  • Hidratimi

    Aplikimi i antioksidantëve për të ushqyer dhe hidratuar lëkurën.

  • Maska

    Vendosja e një maske të personalizuar sipas tipit të lëkurës për rezultate optimale.

  • Hidratim & SPF

    Përfundimi me hidratues dhe mbrojtje nga dielli (SPF).

UDHËZIME PARA TRAJTIMIT

Nëse vini me make-up në seancën tuaj, do të jetë e nevojshme ta heqim para trajtimit.

Kur planifikoni trajtimin para një eventi, rekomandojmë ta kryeni rreth 2 ditë para.

Përpiquni të mos aplikoni makeup për 24 orët e para pas trajtimit, lëkura juaj do t’ju falënderojë.

Mund të shfaqet një skuqje e lehtë, por zakonisht zhduket brenda 15 minutave pas përfundimit të trajtimit.

Përdorni krem mbrojtës pas trajtimit dhe përfshini mbrojtjen nga dielli në rutinën tuaj të përditshme për të ruajtur dhe mbrojtur rezultatet.