SkinPen Microneedling

SkinPen Microneedling është një trajtim estetik modern që shfrytëzon aftësinë natyrale të lëkurës për t’u vetërigjeneruar dhe riparuar. Përmes krijimit të mikro-shpimeve precize në lëkurë me një pajisje mjekësore të certifikuar, ky trajtim stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
Rezultati? Reduktim i dukshëm i vijave të holla, rrudhave dhe shenjave, si dhe përmirësim i ndjeshëm i teksturës dhe fortësisë së lëkurës. Me çdo seancë, lëkura duket më e shëndetshme, më e re dhe më vitale.

Problematikat që adreson

Zonat e aplikimit

Procesi Microneedling

Procesi

Kandidatët ideal

Persona me tonalitet të pabarabartë të lëkurës që synojnë një ngjyrë më të balancuar

Persona me lëkurë të lodhur apo pa shkëlqim që duan të rrisin prodhimin e kolagjenit dhe ndriçimin natyral

Persona me shenja aknesh që kërkojnë një teksturë më të butë dhe uniforme të lëkurës

Ata që kanë pore të zgjeruara dhe dëshirojnë një pamje më të rafinuar

Individë me vija të holla dhe rrudha që dëshirojnë një pamje më rinore

UDHËZIME PARA TRAJTIMIT

Nëse vini me make-up në seancën tuaj, do të jetë e nevojshme ta heqim para trajtimit.

Mos përdorni produkte me retinol, acide (AHA/BHA), vitamina C aktive apo eksfoliantë për 3–5 ditë përpara.

Evitoni trajtime të tjera estetike (laser, peeling kimik, depilim me dyllë) në zonën që do trajtohet për të paktën 7 ditë.

Përpiquni të mos aplikoni makeup për 24 orët e para pas trajtimit, lëkura juaj do t’ju falënderojë.

Mund të shfaqet një skuqje e lehtë, por kjo është normale dhe kalon brenda 24–72 orëve.

Shmangni sauna, palestër dhe aktivitete që shkaktojnë djersitje të tepërt për 48 orë.

Shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aplikoni krem mbrojtës SPF 30–50 çdo ditë për të paktën 7–10 ditë.