Oksigjenoterapi
Oksigjenoterapia është një trajtim jo-invaziv që furnizon lëkurën me oksigjen të pastër dhe substanca aktive rigjeneruese, duke përmirësuar menjëherë freskinë, shkëlqimin dhe vitalitetin e saj. Ky trajtim stimulon proceset natyrore të rinovimit qelizor dhe ndihmon lëkurën të rikthejë ekuilibrin e humbur nga stresi, ndotja dhe lodhja.
Benefitet
- Rrit shkëlqimin dhe freskinë e lëkurës
- Hidratim intensiv dhe uniformizim i tonit
- Ndihmon në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe stresit
- Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës
- Trajtim relaksues, pa dhimbje dhe pa kohë rikuperimi
Zonat e aplikimit
- Fytyrë
Si funksionon Oksigjenoterapia?
Gjatë trajtimit, oksigjeni i përqendruar aplikohet në mënyrë të kontrolluar mbi lëkurë, duke ndihmuar:
oksigjenimin e thellë të indeve
përthithjen më të mirë të serumeve aktive
stimulimin e qarkullimit dhe metabolizmit qelizor
Rezultati është një lëkurë më e shëndetshme, më e ndritshme dhe më e hidratuar.
Për kë rekomandohet?
Oksigjenoterapia është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për:
lëkurë të zbehtë, të lodhur ose të dehidratuar
përgatitje para eventeve të rëndësishme
mirëmbajtje periodike të shëndetit të lëkurës
Oksigjenoterapia kombinohet më së miri me trajtimin Hydrafacial.
