Lipoliza
Reduktim i lokalizuar i yndyrës pa kirurgji. Lipoliza është një trajtim estetik jo-invaziv që synon reduktimin e depozitave të yndyrës së lokalizuar, të cilat shpesh nuk largohen as me dietë apo aktivitet fizik. Trajtimi realizohet përmes injeksioneve specifike që shpërbëjnë qelizat dhjamore, duke ndihmuar trupin t’i eliminojë ato në mënyrë natyrale.
Benefitet
- Reduktim i yndyrës së lokalizuar
- Trajtim pa bisturi dhe pa anestezi
- Kohë rikuperimi minimale
- Përmirësim i formës dhe kontureve trupore
- Rezultate natyrale dhe progresive
Zonat e aplikimit
- Barku
- Mjekra e dyfishtë (double chin)
- Ijet
- Kofshët
- Krahët
- Zona te tjera specifike sipas problematikes
Si funksionon trajtimi i lipolizës?
Substancat aktive injektohen drejtpërdrejt në zonën problematike, ku:
shpërbëjnë membranën e qelizave dhjamore
reduktojnë volumin e yndyrës së grumbulluar
përmirësojnë konturin dhe formën e zonës së trajtuar
Kandidatët ideal
Lipoliza është ideale për persona:
me peshë relativisht stabile
që kanë yndyrë të lokalizuar rezistente
që kërkojnë përmirësim estetik pa ndërhyrje kirurgjikale
Gjatë konsultës mjekësore vlerësohet gjendja juaj dhe përcaktohet plani më i sigurt dhe efektiv.
Pse ta zgjidhni lipolizën tek ne?
Protokolle mjekësore të certifikuara
Injektimet realizohen me teknika të avancuara që minimizojnë riskun, ënjtjen dhe kohën e rikuperimit.
Produkte të sigurta dhe të aprovuara klinikisht
Produkte të testuara dhe të aprovuara në përputhje me standardet ndërkombëtare mjekësore.
Trajtime të personalizuara për çdo pacient
Para çdo trajtimi realizohet konsultë e detajuar për të analizuar nevojat individuale të pacientit.
Trajtim i realizuar nga mjekë të kualifikuar
Çdo seancë kryhet nga profesionistë mjekësorë duke garantuar siguri maksimale dhe rezultate të kontrolluara.
Lipoliza
Sa seanca nevojiten?
Numri i seancave varet nga zona dhe sasia e yndyrës për t’u trajtuar. Zakonisht rekomandohen 2–4 seanca, të planifikuara me intervale disa javore, sipas një protokolli të personalizuar. Rezervoni konsultën tuaj dhe zbuloni nëse lipoliza është zgjidhja e duhur për ju.
