Oksigjenoterapi

Oksigjenoterapia është një trajtim jo-invaziv që furnizon lëkurën me oksigjen të pastër dhe substanca aktive rigjeneruese, duke përmirësuar menjëherë freskinë, shkëlqimin dhe vitalitetin e saj. Ky trajtim stimulon proceset natyrore të rinovimit qelizor dhe ndihmon lëkurën të rikthejë ekuilibrin e humbur nga stresi, ndotja dhe lodhja.

Benefitet

Zonat e aplikimit

Si funksionon Oksigjenoterapia?

Gjatë trajtimit, oksigjeni i përqendruar aplikohet në mënyrë të kontrolluar mbi lëkurë, duke ndihmuar:

oksigjenimin e thellë të indeve

përthithjen më të mirë të serumeve aktive

stimulimin e qarkullimit dhe metabolizmit qelizor

Rezultati është një lëkurë më e shëndetshme, më e ndritshme dhe më e hidratuar.

Për kë rekomandohet?

Oksigjenoterapia është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për:

lëkurë të zbehtë, të lodhur ose të dehidratuar

përgatitje para eventeve të rëndësishme

mirëmbajtje periodike të shëndetit të lëkurës

Oksigjenoterapia kombinohet më së miri me trajtimin Hydrafacial.