Trajtime trupi
Paketa Anticelulit
7 Masazhe Anticelulite + 2 Masazhe Linfodrenazhi
Paketa Anticelulite është një program i kombinuar trajtimesh i krijuar për të reduktuar dukshëm celulitin, për të përmirësuar konturet e trupit dhe për të stimuluar qarkullimin. Paketa përfshin 7 masazhe anticelulite, të fokusuara në shpërbërjen e depozitave dhjamore dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, si dhe 2 masazhe linfodrenazhi, që ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe lëngjeve të tepërta nga trupi.
Limfodrenazhi
Limfodrenazhi është një trajtim terapeutik i fokusuar në stimulimin e sistemit limfatik për të ndihmuar trupin të eliminojë toksinat, lëngjet e tepërta dhe mbetjet metabolike. Përmes lëvizjeve ritmike, të lehta dhe të kontrolluara, linfodrenazhi përmirëson qarkullimin limfatik dhe ndihmon në rikthimin e ekuilibrit natyror të trupit. Limfodrenazhi është ideal për persona që vuajnë nga mbajtja e lëngjeve, ndjesia e fryrjes, lodhja kronike, pas trajtimeve estetike, ose për ata që kërkojnë një trajtim natyral për mirëqenie dhe bukuri.
Pastrim i thelle i shpinës
Pastrimi i thellë i shpinës është një trajtim estetik profesional që synon pastrimin e poreve, eliminimin e papastërtive, yndyrës së tepërt dhe qelizave të vdekura nga lëkura e shpinës. Ky trajtim ndihmon në reduktimin e akneve, pikave të zeza dhe inflamacionit, duke e lënë lëkurën më të pastër, më të lëmuar dhe më të shëndetshme. Ideal për ata që kanë lëkurë problematike në shpinë ose kërkojnë një kujdes të thelluar dhe rigjenerues.
