Trajtimet vaskulare
Çfarë janë trajtimet vaskulare?
Trajtimet vaskulare me lazer synojnë enët e gjakut të zgjeruara ose të dukshme në fytyrë dhe trup, duke përfshirë kapilarë të thyer, skuqje të vazhdueshme dhe lezione vaskulare. Me teknologjinë e avancuar DEKA Again Pro Plus, këto probleme trajtohen në mënyrë të sigurt, precize dhe efektive, pa ndërhyrje kirurgjikale.
Si funksionon trajtimi?
Lazeri emeton dritë të përqendruar që absorbohet nga hemoglobina në enët e gjakut. Kjo energji shkakton mbylljen graduale të enës, e cila më pas riabsorbohet natyralisht nga organizmi, duke reduktuar dukshmërinë e saj.
Cilat problematika trajtojmë me lazerin tonë?
Problematikat:
Kapilarë të thyer (telangiektazi) në fytyrë dhe trup
Venat merimangë (spider veins) në këmbë
Skuqje difuze e fytyrës / couperose
Rosacea – komponenti vaskular
Gjatë konsultës mjekësore vlerësohet problematika dhe gjendja juaj si dhe përcaktohet plani më i sigurt dhe efektiv.
Pse ta zgjidhni trajtimin vaskular tek ne?
Lazer i gjeneratës së fundit DEKA dhe protokolle të certifikuara
Trajtime të personalizuara për çdo pacient
Trajtim i realizuar nga mjekë të kualifikuar









Trajtime vaskulare
Sa seanca nevojiten?
Numri i seancave varet nga zona, madhësia dhe thellësia e lezionit. Zakonisht rekomandohen 1–3 seanca, me intervale të përcaktuara nga mjeku.
